TIRANE- Ka hyrë në ditën e dytë operacioni antikanabis i Policisë së Shtetit në zonën malore të Dukagjinit në Shkodër.

Efektivët e rendit nuk janë larguar as gjatë natës nga zona e Dukagjinit, për tu vënë në lëvizje sërish në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i policisë është përqëndruar fillimisht në fshatin Shoshaj, ku janë evidentuar disa parcela me kanabis sativa.

Policia bën me dije se gjatë ditës së sotme janë evdientuar 69 parcela me 10 000 bime narkotike Canabis sativa.

Forcat e policise të perfshira në operacion kanë kryer lëvizje në zona të pyllëzuara e terren të vështire nga 2 deri në 3 ore më këmbë.Bimët ishin kultivuar në parcela të hapura rishtas ,në zona te pyllezuara dhe me shkurre .

Në këtë operacion po marrin pjesë më shumë se 450 efektivë policie me 70 automjete. Në operacionin e djeshëm që zgjati rreth 12 orë u asgjësuan 150 parcela me 18 mijë bimë narkotike kanabis sativa.

Operacioni po ndiqet nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zv/drejtori Altin Qato.

Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit.

Deri më tani policia nuk ka hasur në rezistencën e kultivuesve të bimëve narkotike, sakaq përvec Fnsh-së së Shkodrës në këtë operacion marrin pjesë edhe forca special të ardhura nga Tirana.