TIRANË - Aksidentohet kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Oficerët e hetimit të aksidenteve rrugore shprehen se një makinë e bardhë e tipit Volswagen ka prerë rrrugën mjetit Mercedez Benc, me të cilën udhëtonte kryebashkiaku si pasagjer.

Automjeti i Mziut drejtohej nga nipi i tij. Aksidenti ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Kamzës. Siç po e shihni dhe nga pamjet makina e kryetarit te Bashkisë së Kamzës ka përfunduar në një garazh aty pranë.

Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar dëmtime dhe në pikën e karburantit.

Për tu theksuar është se Mziu ka lënë spitalin pas mjekimeve dhe ekzaminimeve të hollësishme mjekësore.