Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën italiane L?Unita ka sqaruar një sërë cështjesh të rëndësishme dhe aktuale lidhur konkretisht në marrëdhenien Shqipëri-Itali kriza greke apo objektivin e Shqipërisë për të qënë pjesë e BE. Për çështjen e emigracionit masiv Rama është shprehur me ironi ndaj politikanëve italianë që janë kundër emigracionit duke thëene se duhet të kthejnë sytë nga kontributi që emigrantët i kanë dhënë Italisë<br /><br />Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit. Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord, kalëron linjën e ashpër: t?i kthejmë mbrapsht migrantet në shtepitë e tyre, të mbysim anijet. Guvernatoret legiste Zaia dhe Maroni refuzojnë kuotat e migranteve që u ka përcaktuar qeveria. Çfarë mendoni Ju sot në krye të një vendi që njezet vjet më pare njohu një migrim të fortë drejtë Italisë?<br /><br />?T?i sulmosh kundërshtaret me objektivin që t?i flasësh barkut të gjindjes së trembur, për t?i marrë vota që lindin nga ankthi, është një lloj politike që e njohim mirë. E cila pretendon t?u japë zgjidhje problemeve të renda por, siç na mëson historia, është e aftë vetëm të përkeqësojë gjendjen. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë mbrapa në kohe për të parë gërmadhat dhe gjakun që ka lënë në trupin e Europës pikërisht ajo lloj politike, e cila pasi është ushqyer me ankthet është vërsulur egërsisht kundër shpirtit të vetë njerëzimit?.