KAPSHTICË- 2 km rradhë në pikën kufitare të Kapshticës për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Gjatë ditës së sotme ka patur një fluks më të madh se ditët e tjera të atyre që kthehen. Ndërkohë mësohet se shkak për këtë është bërë pala greke e cila punon me një sportel në hyrje dhe në dalje.<br /><br />Sipas emigrantëve edhe pala shqiptare punon me ritme të ngadalta megjithatë kjo nuk konfirmohet zyrtarisht pasi sipas autoriteteve shqiptare po punohet me ritme të përshpejtuara<br /><br />Kjo nuk është hera e parë që ata ndodhen në këtë situatë me orë të tëra në rradhë dhe prandaj bëjnë thirrje që të gjendet nje zgjidhje pasi kanë vite që vuajnë këtë situatë.
