Mbetjet urbane janë kthyer në një shqetësim për banorët e fshatrave të komunës Kolonjë në Lushnjë. Banorët pohojnë se firma e pastrimit vjen vetëm një herë në jave në qendër të komunës. Plehrat kanë pushtuar rrugët, bashkia hesht përballë kësaj situate.

Ndryshimet administrativo-territoriale duket se kanë ndikuar në përkeqësimin e ofrimit të shërbimeve publike në ish komunën Kolonjë në Lushnjë.

Që prej dy muajsh situata e pastrimit të mbetjeve urbane në këtë zonë është kthyer në një shqetësim për komunitetin.

Firma e cila ka në dorëzim pastrimin e kontenierëve, në disa lagje të Kolonjës shkon një herë në javë, ndërsa në disa të tjera sipas banorëve nuk shkojnë fare.

Kolonja është edhe një pikë turistike , ku janë të shumtë qytetarët nga zona të ndryshme të Shqipërisë që vijnë vizitojnë manastirin e Ardenicës.