Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëna e dy fëmijëve, 45 vjeçarja Lindita Maloku, prej më shumë se 20 vite banon në një godinë në kushte të mjerueshme. Kjo banesë që tashmë është bërë streha e saj, dikur shërbente si stallë kuajsh në fshatin Afrim i Ri vetëm 3 km larg qëndrës së Fierit
Lindita Maloku, e divocuar prej afro gjashtë vjetësh pas dhunës që ushtronte i shoqi, banon me djalin e saj 17 vjeçar, ndërsa vajza e madhe është martuar.
45 vjeçarja ka aplikuar për banesë sociale, por nuk ka përfituar pavarësisht kushteve të rënda të jetesës.
?U desh që të vinim në gjykatë, që të hidhnim firma dhe shtëpinë e morën të tjerët dhe jo ne që kemi nevojë për të.?
Znj. Maloku tregon se të vetmit që i janë gjendur pranë janë komshinjtë, duke i dhuruar veshje por edhe duke e ndihmuar që të sigurojë gjërat bazike për të mbijetuar.
?Mbushim ujë ku të mundemi, sepse edhe uji i pusit është i papijshëm dhe i papërdorshëm, ose lahemi tek komshinjtë. I falenderoj komshinjtë që na japin rroba.?
Mes dhimbjedh e lotësh ajo bën apel për ndihmë, pasi është e sëmurë dhe nuk mund të përballojë koston e medikamente.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/stalla-e-kuajve-strehe-prej-20-vitesh-per-gruan-e-divorcuar-nga-dhuna-e-bashkeshortit/