Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Afro 8 mijë pasagjerë me 1500 automjete janë larguar nga vendi ynë një natë më parë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit drejt Italisë, me 6 tragete.
Pavarësisht numrit të madh të shtetasve shqiptarë e të huaj, të cilët kthehen pas përfundimit të pushimeve verore në vendet ku ata jetojnë e punojnë, nuk janë shënuar radhë të gjata.
? Nuk kemi shumë që presim, rreth 15 minuta. Ndryshe nga herët e tjera, sot jemi në rregull.?
?Shpresojmë që kushtet të jenë më të mira, por kanë ecur përpara dhe jam i lumtur për këtë.?
?Çdo gjë është e organizuar, çdo gjë shkon si duhet dhe ka shumë përparime nga vitet e kaluara? -thonë banorët.
Për të përballuar fluksin në rritje policia e kufirit në bashkëpunim edhe me kompanitë detare po punon me kapacitet të plotë.
Për të kryer procedurat në një kohë sa më të shpejtë janë vënë në funksion 30 sportele të policisë së kufirit, vende në të cilat udhëtarët kryejnë kontrollin e dokumentacioneve.
Gjatë tre ditëve të fundit, nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës janë nisur me tragete 27.400 udhëtarë me afro 6030 autovetura.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-mbyllin-pushimet-6-tragete-lene-durresin-brenda-1-dite/