Lumi i Gjolës që përshkon Tiranën, Krujën dhe Durrësin është kthyer në një kosh gjigand mbetjesh urbane.

Këto pamje të fokusuara në pjesën e lumit që përshkron fshatrat e rrethit të Krujës nuk kanë nevojë për shumë koment.

Ndotja e ka zanafillën e saj 15 vite më parë kur kamionë me mbetje nga më të ndryshmet shkarkoheshin në lume.

Ndërkohe mësohet se ndotësit nuk kanë kursyer as me mbetjet spitalore, ndërsa ky lum sot nuk ka më në ujërat e tij asnjë gjallesë.

Uji i tij është krejtësisht i papërdorshëm pasi as për ujitje nuk hyn në punë.

Ky lum është kthyer në një rrezik serizon për banorët e zonave të cilat ai përshkon.

Janë këta banorë të cilët pohojnë se uji i këtij lumi dikur përdorej edhe për konsum.

?Më para ka qenë me gjallesa, me peshq të ndryshëm, por tani është shumë i pisët dhe nuk ka asnjë gjallesë. Shteti duhet të marrë masa për këtë lumë pasi ky është shumë i dëmshëm dhe për vetë bimësine rreth lumit. Sot nuk ka asnjë gjë të gjallë. As bretkosa e gjarpërinj nuk ka këtu?, - tha banori.

Po për vaditje bën?

?As për vaditje, për asnjë gjë nuk bën dhe shërben?, - tha ai

Dita kur këtij lumi do ti kthehet indetiteti duket e largët pasi çdo ditë në të vijojnë të hidhen me tonelata mbetje urbane.