LEZHË - Kalaja e Lezhës ka filluar të kthehet në identitet, kjo falë një restaurimi të pjesshëm, i cili është bërë i mundur në kuadër të projektit ADRIFORT.

Rikonstruksioni është përqëndruar tek muret fortifikues të kalase, duke penguar shembjen e mëtejshme të tyre.

Gjithashtu janë kryer punime edhe në portat kryesore të kalasë duke vendosur trarë mbajtes në to.

Trarët synojnë të pengojnë rrenimin e këtyre mureve mesjetare si dhe i kanë dhënë pamje tjetër këtij aseti historik.

?Faza e parë ka nisur me restaurimin e mureve antike në pjesën veriore. Tek faqa veriore e kalasë ku kanë qenë të rrëzuar rreth 35 gurë, janë vendosur në vendin e tyre.
Më pas kemi nisur te porta kryesore e kalasë, kemi hequr trarët dhe kemi mbushur me spolie pjesën bosh që është e kthyer gati në rrënojë. Kemi bërë restaurimin e plotë të murit jugor të kalasë dhe është fugatuar pothuajse pjesa më e madhe e mureve fortifikuese dhe kullave të kalasë. Është ndërtuar biletaria e re që nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë? ? tha Paulin Zefi, përgjegjës i Kulturës Kombëtare Lezhë

Fale këtij projekti do të mundesohet vendosja e tabelave informuese për çdo objekt historik të rëndësishëm me karakteristikat përkatëse dhe investime të tjera që pritet ta bëjnë më të aksesueshëm këtë objekt.

Kalaja është ndër destinacionet turistike më atraktive në Shqipëri.