Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndonëse godina që shërbente si kishë e Shën Thanasit në Dhërmi u shëmb, debatet vijojnë të jenë të pranishme.
Një ndër historianët më të vjetër të Vlorës, njëkohësisht studiues dhe njohës të mirë të zonës së Himarës, Novruz Bajrami, rrëfen për Ora News historinë e kishës së vjetër, brenda së cilës ka qenë i varrosur Nilo Katalano, murgu që e shndërroi objektin e kultit, në shkollë të gjuhës shqipe.
Si është historia e kishës së Shën Thanasit?
Novruz Bajrami: ?Vetëm në Dhërmi janë gjithësej 28 kisha dhe 2 manastire duke mos numëruar kishën e Shën Thanasit, që në të vërtetë ka qënë një kishë shumë e mirë. Ajo është një ndërtim i mesit të shekullit të 15 dhe me piktura murale brenda.
Në 1972 në të famshmin revolucion kulturor edhe kjo kishë pësoi fatin e shumë kishave të tjera, u shemb. Nga vetë fshatarët dhe komuniteti i zonës u kthye në një depo gjatë kësaj periudhe. Në vitet 1992-1993 themi se kisha u ringrit, por jashtë cdo lloj kushti teknik, estetik dhe studimor.
Përsa i përket problemeve të fundit për këtë kishë, si specialist, kam mendim që ajo kërkonte patjetër një projekt studimi qoftë edhe nga Kisha Ortodokse, se si ka qënë kisha si ka qenë e ndërtuar, çfarë objektesh ka pasur brenda, pikturat murale etj.
Për këtë kishë do ishtë mirë të ishte rindërtuar ashtu siç kishte qënë, të rikthehej në origjinalitet. Ndoshta specialistët e kanë një mendim të tillë për të ringritur kishën e Shën Thansit duke i rikthyer vlerat historike të kishës.
Për mendimin tim kjo kishë bën pjesë në historinë e krishtërimit në Shqipëri dhe mendoj që ajo duhet të çohet përsëri në vend. Është mirë për atë pjësë të vlerave dhe ndikimit që ka patur në fillim të shekullit 17 deri në shekullin 18 dhe kjo pjesë e historisë të dali qartë, nuk mund të tjetërsohet nuk mund të mohohet.?
Sipas tij, vet kisha ortodokse duhet të kishte projekt për nxjerrjen në pah të historisë, dhe jo për mbulimin e saj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shen-thanasi-historiani-kisha-gjithmone-arsye-perplasjesh-mes-katolikeve-e-ortodokseve/