Surprise Me!

A1 Report - Skënderbeu në grup ‘ferri’, Josa: Rivalët ngrenë imazhin e Shqipërisë

2015-08-31 1 Dailymotion

Sportingu i Lisbonës, Beshiktashi dhe Lokomotiva e Moskës janë tre kundërshtarët e Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League. Ky ka qenë verdikti i shortit të hedhur në Monaco, ku shqiptarët janë pozicionuar në grupin ?H?.

?Goglat? nuk u kanë sjellë shumë fat kampionëve të Shqipërisë, pasi do të ndeshen me tre ekipe mjaft të forta dhe me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Sportingu i Lisbonës është i pranishëm cdo edicion në Kupat e Europës, teksa ka fituar Kupën e Kupave në sezonin 1963/64, si dhe humbi finalen e Kupës UEFA në sezonin 2004/2005.

Drejtimin e ekipit këtë edicion e mori trajneri i njohur për sukseset në Europë, Zhorzh Zhezus.

Beshikatashi njihet për tifozerinë e zjarrtë, teksa ka në ekip lojtarë me emër si Kuareza dhe Mario Gomez.

Ndërsa Lokomotiva e Moskës është një tjetër kundërshtar që lufton për kreun e grupi H. Në kupat e Evropës Lokomotiv Moska ka krijuar një traditë të rëndësishme dhe në vitet 1998 e 1999 ka mbërritur dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave.

Shortin e ka komentuar në një lidhje direkte për A1Report edhe trajneri i ekipit të Skënderbeut, Mirel Josa.

Tekniku, teksa ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët, largon presionin nga ekipi i tij duke deklaruar se Skënderbeu e ka arritur objektivin për këtë edicion, pasi arritja deri në fazën e grupeve është historike për një ekip shqiptar.

Buy Now on CodeCanyon