TIRANË - Në përfundim të Samitti të Vienës, Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilancë me ato që përfiton Shqipëria dhe arritjet më të rëndësishme për Ballkanin.

Fokusi kryesor do të jetë transporti dhe lidhja mes vendeve të rajonit. Kryeminsitri deklaroi se në këtë samit, pala shqiptare ka propozuar 2 nisma konkrete, që u pritën pozitivisht.

Ndërsa në lidhje me hapjen e negociatave me BE për Serbinë, Kryeministri tha se nuk pati asnjë lloj bujarie nga Brukseli ndaj Serbisë, por u rihap një proces i bllokuar për shkak të situatës me Kosovës.

Kreu i qeverisë tha se gjatë samitit është ngritur shqetësimi i rregjimit të vizave në Kosovë, ku zoti Rama tha se ka sinjale positive që kjo situate do të zgjidhet.