Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fenomeni i azilantëve ka prekur gjerësisht qarkun e Kukësit, ku vetëm nga Shishtaveci, sipas vet banorëve janë me qindra shtëpi të kyçura. Shkak sipas tyre është varfëria dhe mungesa e punësimit. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, që vizitoi zonën tha se vetem nga Kukësi janë mbi 7 mijë persona që janë larguar për të kërkuar azil në Gjermani.
Deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit, Flamur Noka ka përgenjështruar kryeministrin Rama për deklaratën e tij që shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani janë emigrantë në shtetet në krizë.
Noka ishte në një familje azilantësh në Shishtavec, ku tha se nga largimi i mijëra të rinjve prej varfërisë, në Kukës janë zbrazur fshatrat.
Flamur Noka: ?Në rast se Edi Rama dhe ministri i tij Tahiri, këto zona e fshatra i quajnë Greqi dhe banorët që kanë ikur prej këtu që janë rreth 7 mijë kuksianë, mendojnë se janë banorë që kanë ikur nga Greqia, atëhëre ky është realiteti mashtrues i tyre. Realiteti që jetojnë kuksianët është ky që po themi. E vërteta është se 7 mijë banorë të pashpresë, të mjeruar, pa asnjë dritë jeshile për një të ardhme jaën detyruar të marrin rrugët. Në rast se TIMS-i i tyre rezulton ndryshe është çështje e tyre sepse e kanë falsifikuar. Banorët e këtyre zonave nuk janë banorë që numërohen në avionët që nisen nga Rinasi pasi këta banorë kanë zgjedhur rrugën më të lirë e të shpejtë nga Prishtina e Shkupi, për shkak të kostos dhe distancës më të afërt për tu larguar nga ky vend. Ky është realiteti?.
Banorët e Shishtavecit, pohojnë se të afërmit kanë ikur në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë pasi në vendlindje nuk ka asnjë mundësi punësimi, duke lënë pas vetëm të moshuarit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/noka-nga-kukesi-ne-gjermani-shqiptare-qe-jetojne-ne-shqiperi-jo-ne-greqi/