"Galeritë e vdekjes" padyshim ky është emertimi më saktë për minierat shqiptare që vijojnë të marrin jetë minatorësh.Mungesa e kushteve të sigurisë teknike mbetet shkaku kryesor i vdekjeve ne minierat shqiptare, teksa vetem këtë vit deri më tani kanë ndërruar jetë tetë minatorë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në 21.01.2015 në minierën e Bulqizës ndërroi jetë drejtuesi i teknik i punimeve, Tasim Doda, 67 vjec.

14 shkurt 2015 në minierën e bakrit në Munelle të Pukës gjeti vdekjen minatori 48 vjeçar Gjovalin Prenga.

2 shtetas kinez përfshihen në një aksident të rëndë në minierën e Bulqizës me 21 prill të këtij viti, e për pasojë njëri prej tyre ndërron jetë.

Një muaj më vonë 21 maj të këtij viti po në zonën D të minierës së Bulqizës ndërron jetë minatori Zylfi Alla.

28 qershor 2015 në minierën e Martaneshit ndërron jetë minatori, Shaban Grica, 45 vjece.

Ndërkohe një tjetër aksident shënohet në minierën e Bulqizës më 27 korrik 2015 ku një minator gjen vdekjen.

30 gusht 2015 në minierën e Selishtës në Dibër ndërruan jetë Miftar dhe Albert Loshi.