Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas tragjedisë në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj, policia ka arrestuar ditën e sotme një prej pronarëve të galerisë Isuf Pula 68 vjeç.
Sipas policisë 68 vjeçari u arrestua në Don Boska në Tiranë, pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurimit në punë në galeri, ku si pasojë ditën e djeshme (30 gusht) në fshatin Kacni në Dibër humbën jetën Miftar dhe Albert Lisha përkatësisht 55 dhe 32 vjeç.
Nga ana tjetër Ministria e Enegjisë dhe Industrisë sqaron se galeria ishte në pronësi të dy personave Isuf Pula dhe Ismail Hoxha, ky i fundit kishte deklaruar se aktiviteti ishte mbyllur prej 3 vitesh për shkak të konflikteve qe kishin me ortakun.
Po ashtu, sipas raportit te Inspektimit te Miniereva duke qenë se aktivitet ishte ndërprerë, dy viktimat kanë qenë duke punuar në mënyrë të paligjshme-informale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tragjedia-ne-miniere-oranga-pronarit-te-galerise-ne-diber/