Surprise Me!

A1 Report - Zgjedhjet 2017,ja të 'fortët' e Ramës nga veriu në jug e funksionet e tyre

2015-08-31 2 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar një mekanizëm të ri brënda partisë socialiste, duke emëruar 6 koordinatorë , që do mbulojnë 12 qarqe. Kreu i qeverisë në disa takimet të ditëve të fundit me deputetë të Tiranës dhe të Vlorës e Gjirokastrës, ka vendosur që të të ketë unifikime të qarqeve, duke i ndarë në 6 rajone.

Kryeministri Rama ka vendosur që të monitorjë mbarëvajtjen e punës për veriun e vendit, ndërsa në jug do të jetë deputeti i vjetër socialist Gramoz Ruci. Por pjesë e këtij mekanizmi të ri të së majtës, janë edhe kryetarët e bashkive pjesë e qarqeve, deputetët e zonës dhe ministra, me diferencën që kordinatorët do t'i raportojnë personalisht kryeministrit.

Ajo që bie në sy është fakti se në 4 rajone drejtues janë ministra dhe në dy prej tyre janë 2 deputetë, Taulant Balla dhe Koço Kokëdhima.

Emri i fundit që do të zyrtarizohet sot është ai i ministres së arsimit Lindita Nikolla që do merret me 2 qarqe te rëndësishme, si Dibrën dhe Lezhën.

Kongresi i janarit mbart rëndësi edhe për faktin se do të ketë zgjedhje edhe për kryetarin e Partise, ose mund të përcaktohen rregulli që aplikon partia Laburiste ne Angli, ku kryeministri është automatkisht edhe kryetar i partisë.

Funksionet
Ndër funksionet kryesore të koordinatorëve do të jenë monitorimi i punës se administratës , apo edhe njohja me problematikat dhe ankesat e banorëve të zonave të ndryshme, të gjithë vendin. Ky komision i ri brenda partisë do të merret dhe me përgatitjet e punës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndërsa në afat shkurtër objektivi kryesor është rifreskimi i partisë socialiste.

Ku në janar të vitit 2016 do të zhvillohet edhe kongresi i partisë, që synon të ketë një trupe të re partiake, me anëtar të rinj të kryesisë që ka në brendësi 15 vetë, dhe asamblesë kombëtare me 25 anëtarë. Objektiv ambicioz i deklaruar edhe nga kryeministri Edi Rama është edhe shtimi i radhëve të socialistëve me 50 mijë anëtarë të rinj, nga 100 mijë që është aktualisht në 150 mijë. Gjithashtu pritet që në gjithë ato zona ku rezultati i zgjedhjeve lokale nuk ishte pozitiv të ketë edhe largime të drejtuesve dhe zëvendësimin e tyre me figura të reja.

Koordinatorët dhe rajonet që do të drejtojnë
Ditmir Bushati do të jetë koordinator i Rajonit Shkodër-Kukës
Lindita Nikolla do të jetë koordinatore e Rajonit Lezhë-Dibër
Saimir Tahiri do të jetë koordinator i Rajonit Tiranë-Durrës
Taulant Balla do të jetë koordinator i Rajonit Elbasan-Korçë
Bledi Klosi do të jetë koordinator i Rajonit Berat-Fier
Koço Kokëdhima do të jetë koordinator i Rajonit Vlorë-Gjirokastër

Buy Now on CodeCanyon