Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Tiranës mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile për të kërkuar fillimin e një tradite të re të përbashkët të bashkëpunimit. Gjithashtu Veliaj u kërkoi të mbështesin aksionin e 4 shtatorit për të pastruar kryeqytetin.
?Kërkoj nga shoqëria civile të japë idetë e saj, që mund të bëhen dhe nisma. Gjithashtu kam disa ide për të cilat kërkoj mbështetjen e shoqërisë civile. I bëj thirrje shoqërisë civile të bëhet pjesë e aksionit të 4 shtatorit?
Veliaj paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak do të katërfishojë gjobat kundër ndotjes në Tiranë
?Ka rënë ndjeshëm numri i ndotësve. Në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak do të katërfishohen gjobat. Në Tiranë sporti i ndotjes kushton?
Abone elektronike- ?Do rikonceptohet transporti publik në Tiranë. Do rikonfigurojmë linjat e autobësve. Do fusim konceptin e një bilete unike dhe abonesë elektronike? tha kryebashkiaku Veliaj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-paralajmeron-do-katerfishohen-gjobat-per-ndotesit-e-tiranes/