Surprise Me!

Dita e dytë, Vijon operacioni në Dukagjin, deri në mesditë u asgjësuan 90 parcela me kanabis

2015-09-02 7 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e shtetit vijon në ditën e dytë aksionin antikanabis në njësinë administrative Pult të Dukagjinit . Operacioni po vijon në fshatrat Kasnec, Mgulle, Xhan, Pog dhe Kir.
Sipas informacioneve policore, deri në orën 14:00 janë evidentuar 90 parcela me 20.879 bimë.
Ndërkohë ditën e djeshme, gjatë operacionit u asgjesuan edhe 32.676 rrënjë kanabis.
Edhe sot në terren janë angazhuar 400 forca policore të ndara 25 grupe pune.
Në operacion veprojne forcat speciale RENEA, FNSH-të dhe Policia lokale Shkodër. Operacioni drejtohet nga Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Niko Brahimaj.
Dita e pare
Dita e parë e operacionit të forcave të policisë në zonën e Dukagjinit në Shkodër është përmbyllur me mijëra bimë kanabis të asgjesuara dhe arsenal armësh të sekuestruar.
Blutë bëjnë me dije se janë shkatërruar 173 parcela me 32.676 bimë kanabis në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal.
Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur.
Gjatë operacionit antikanabis, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një arsenal armësh dhe municionesh. Ato u zbuluan në një shpellë të përshtatur për të qëndruar.
?Armët ishin të fshehura brenda shpellës në një mur të ndërtuar me gur.U gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit antikanabis? thuhet në njoftimin e policisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vijon-operacioni-ne-dukagjin-vetem-ne-mengjes-u-asgjesuan-34-parcela/

Buy Now on CodeCanyon