TIRANË - Sistemi shëndetësor konsiderohet nga demokratët një nga fushat me korrupsionin më të lartë në vend. Sipas deputetes Albana Vokshi, ky sektor po qeveriset nga klientela dhe interesa financiare.

Sipas saj ndërsa kryeministri ulëret për informalitetin në krye të institucioneve të shëndetësisë janë vënë persona joprofesionalë.

?Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.?- tha Vokshi.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit
Shëndetësia, sektori më i rëndësishëm në vend, sektori nga ku varet jeta e qytetarëve, është zhytur në korrupsion të thellë, dhe po qeveriset sot nga klientela dhe interesat financiare.

Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet.
Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.

Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare. Ky është një informalitet skandaloz që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ish-drejtori i Qendres së Kontrollit të Barnave, i kapur nga KLSH për abuzime, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash, është promovuar me Edi Ramën, dhe është bërë Drejtor i Rimbursimit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pikërisht aty ku plasi skandali me faturat dhe recetat fiktive e me fitimet marramendëse me skemën kriminale që ishte ngritur.

Ky është një informalitet i padëgjuar ndonjëherë. Korrupsion dhe kapje e shëndetësisë, biznes me jetën e qytetarëve.

Edi Rama ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh në Agjensinë e Kontrollit të Barnave dhe Paisjeve Mjekësore. Gjatë muajve korrik-gusht janë emëruar nga Ministri Beqja, 13 punonjës, vetëm 3 prej tyre kanë arsimin e kërkuar me ligj, 9 të tjerët vijnë nga lidhje informale, politike, nepotike e korruptive.

Këto janë pra standartet e Edi Ramës.

Ky është informaliteti më i rrezikshëm në vend, i mbjellë nga ai vetë dhe Beqja i tij, në sektorin më të rëndësishëm, në shëndetësi aty ku varet jeta e shqiptarëve.

Ai është krijuesi, themeluesi dhe ushqyesi i informalitetit dhe skemës skandaloze korruptive në shëndetësi e kudo.