TIRANË - Përballja e radhës e biznesmenit Dashamir Gjoka me drejtësinë shqiptare, i cili aktualisht është i lirë, është ajo e deklarimit të burimit të pasurisë se tij dhe justifikimi i saj me fatura apo transaksione bankare.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri publik vendimin e sekuestros të pasurisë përrallore të Dashamir Gjokës mes të cilave 26 mijë e 300 m2 katrorë pasuri e paluajtshme si dhe një sërë biznesesh përfshi Supermarket, resort e bar kafe. Ky vendim erdhi pas dyshimeve se biznesmeni mund te kete vendosur kete superpasuri nga aktiviteti i shfrytezimit te prostitucionit ne Itali, shtet ku edhe eshte denuar.

Aktualisht biznesmeni i njohur në dy dekada si i forti i Shijakut është në liri pasi gjykatat shqiptare, ajo e Shkallës së Parë në Durrës, e Apelit e më pas Gjykata e Lartë refuzuan kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e tij drejt Italisë ku ai rezulton të jetë i dënuar me 7.5 vite burg.

Si u arrit në konfiskimin e kësaj pasurie?
Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij, pasi kishte një tjetër procedim në gjykatën e Monzas për dhunë seksuale, armëmbajtje, e vepra të turpshme.

Kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij ka refuzuar ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Pas kësaj, në zbatim të ligjit Antimafia ka nisur hetimi pasuror për Dashamir Gjokën, i cili tashmë duhet që para drejtësisë shqiptare të justifikojë pasurinë e tij e cila në mungesë të burimeve të ligjshme sipas akuzës do të kalojë në fazën e konfiskimit.

Sipas akuzës, Gjoka rezulton si kreu i një organizate të trafikut të prostitucionit në Itali dhe pasurinë e vendosur në Shqipëri dyshohet se kanë ardhur nga aktivitet i paligjshëm i shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Milanos dhe Puglias.