Sipas Partisë Demokratike krerët e policisë dhe qeveria braktisën policinë dhe ndihmuan trafikantët lidhur me trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.Denoncimi ka ardhur nga selia blu me anë të deputetit Flamur Noka i cili e ka cilësuar këtë veprim si lidhje të politikës me krimin.

"Qeveria dhe policia janë nën akuzë për mbështetje të trafikut të drogës. Akuza vjen nga një oficer policie, që ka treguar se si ka funksionuar skema e trafiqeve dhe lidhjet e trafikantëve me politikanët,-tha Noka, duke iu referuar deklaratave të ish-shefit të Antidrogës së Fierit, Dritan Zgani.

Tradhëtia që i është bërë oficerëve të policisë që kanë hetuar trafikun e drogës është në qendër të qeverisë së sotme. Ministri i Brendshëm duhet të japë shpjegime, cilat janë këto banda, a ka lidhje ai me to? Pse lejohet ky biznes kriminal dhe si ndahen paratë e drogës? Ministri i Brendshëm dhe qeveria janë nën akuzë. Heshtja e tyre konfirmon përfshirjen në krim?, tha Noka.

?Lidhjet e krimit me politikën kanë shkuar deri aty, saqë oficeri është kërcënuar. Bandat e drogës kishin siguruar të dhënat e oficerit dhe të bashkëpunëtorëve të tij?, ka vijuar Noka.