Një 40-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të gruas së dytë të vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në Vrion të Finiqit dhe është zbardhur vetëm një ditë më parë.

S.M jeton në Fushë-Krujë dhe ishte thirrur nga i vëllai rreth një muaj më parë, që të shkonte në Vrion. Kjo, për shkak se vëllai i tij do të shkonte në Tiranë bashkë me të shoqen dhe 40-vjeçari duhej të kujdesej për vajzën e tyre.

Por, 40-vjeçari ka hyrë natën në çadrën ku jetonte familja rome dhe e ka përdhunuar vajzën. Kjo e fundit e ka rrëfyer tek e ëma këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë.

Pas kësaj prinderit e 13-vjecares jane drejtuar per ne Komisariatin e Policise Delvine, ku kane denoncuar 40-vjecarin S.M. Ndërkohë që policia e ka shpallur atë në kërkim.