Pas barazimit në Danimarkë kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në atdhe të shtunën në orën 18:30. Kuqezinjtë janë pritur në aeroport nga një numër i vogël tifozësh.

Asnjë nga lojtarët dhe drejtuesit nuk ka folur për mediat, ndërsa ekipi është akomoduar duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e së hënës përballë Portugalisë në Elbasan.

Ndërsa FSHF përmes një njoftimi zyrtar ka reaguar pas lajmeve që u raportuan nga Danimarka për një aksident të autobusit të ekipit kombëtar duke e mohuar.

Në njoftimin e FSHF sqarohet se ?Autobusi i ekipit kombëtar i cili shkonte për stervitjen e planifikuar në Kopenhagen është bllokuar në trafik, për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur në qendër të qytetit.

Për këtë arsye, lojtarët dhe stafi kanë arritur në qendrën stërvitore, duke përdorur taksi për të evituar këtë anomali të krijuar nga pështjellimi i trafikut?thuhet në njoftim.