Surprise Me!

Meta i përgjigjet PD: S'jam i implikuar në asnjë aferë

2015-09-07 0 Dailymotion

TIRANË - Kreu i Kuvendit ka folur për herë për akuzat e opozitës sipas të cilave Ilir Meta ka ndikuar për një kontratë të mbledhjes së borxheve të CEZ-it (sot OSHEE) në favor të DIA-s.

Nga seanca e parë e këtij sesioni parlamentar, Meta tha se nuk do të japë dorëheqjen pasi nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aferë korruptive. Kryetari i Kuvendit sqaroi se kontrata mes degës së DIA në Shqipëri dhe CEZ-it është lidhur në një kohë kur ai nuk ka qenë kryeministër.

?Së pari i bëj të qartë opozitës se do ta respektoj kërkesën e opozitës për të kërkuar dorëheqjen time dhe do të kenë kohë dy vjet për ta kërkuar këtë gjë.

Së dyti, kompania që është kontraktuar nga CEZ në 1 korrik 2013në Mynih, kur kryeministër ishte i nderuari Sali Berisha dhe nga Sahit Dollapi, si përfaqësues i CEZ. Kjo kompani ka qenë kliente e kësaj qeverie dhe për shumë kontrata të tjera. Kompania ka bërë një sqarim që nuk përmendet emri i zotit Meta. Shqipëria ka pasur shumë ish-kryeministra të cilët nuk dëshiroj t?i marr nëpër gojë sikundër një pjesë e juaja më merr nëpër gojë. S'e përjashtoj që ndonjë i afër i tij të ketë përfituar. Por e përjashtoj që i implikuar të jetë ish-kryeministri Ilir Meta. Të gjithë e dinë se kush e ka emëruar ERE-n kush e kontrollonte ERE-n?, u shpreh Meta.
- See more at: http://shqiptarja.com/home/1/dor-hiqu--meta-i-p-rgjigjet-pd-s--39-jam-i-implikuar-n--asnj--afer--313754.html#sthash.s3SvM4Bx.dpuf

Buy Now on CodeCanyon