ELBASAN- Kultivuesit e duhanit ne Bradashesh të Elbasanit jane hedhur në protestë një ditë pasi dogana Elbasan në bashkëpunim me policinë u ka sekuestruar në tregun e qytetit një sasi të konsiderueshme duhani të grirë.

Banorët e kanë quajtur të padrejtë bllokimin duke akuzuar për sjellje barbare policinë dhe doganën. Ata theksojnë se shitja në treg është e vetmja mundësi për të mbajtur familjes, teksa shtojnë se e kanë të pamundur të paguajnë akcizën.

Protestuesit pohojnë se nuk do cojnë fëmijët në shkollë dhe protestat do përshkallëzohen deri sa kryeministri tu japë një përgjigje.

Gjatë ditës djeshme punonjësit e doganës të mbeshtetur nga forcat e rendit kanë sekuestuar 740 kilogramë duhanë të grirë të bërë gati për shitje.