Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy të rinj nga Ballshi kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në Lushnje.
Ngjarja është regjistruar rreth ores 00:30 të mesnatës në vendin e quajtur, rrotonto e Plugut, ku dy automjete tip ?Benz?, njëri me targë AA 999 JU dhe tjetri me targë AA 898 JX, janë përplasur mes tyre.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme njëri nga drejtuesit e mjeteve, 33-vjeçari Erjon Brahimaj , ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë kushuriri i tij qe ishte pasagjer ne mjet Alban Brahimaj, 29 vjeç.
Ky i fundit ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas aksidentit në spitalin e Lushnjes.
Policia ka ndaluar drejtuesit e mjetit tip ?Benz? me targë AA 999 JU, Fatjon Berberi,37 vjeç, banues në Berat si shkaktar te aksidentit.
Blutë bëjnë me dije se nga testi i alkoolit rezulton se Berberi drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale ?Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/2-te-vdekur-nga-perplasja-e-mjeteve-arrestohet-i-riu-drejtonte-mjetin-i-dehur/