VLORË ? Gjatë një aksioni të Delta Forcë në bashkëpunim me Policinë Kufitare është zbuluar një bazë për tharjen e kanabisit.

Në bazën e ndërtuar në fshatin Dishan, po bëhej tharja e rreth 2 mijë rrënjëve kanabis.

Bashkë me rrënjët e kanabisit, policia ka sekuestruar edhe një armë dhe sende të tjera.
Ndërkohë një person i cili shërbente si roje e bazës është larguar në momentin që ka pikasur mbërritjen e forcave të policisë.

Po gjatë këtij operacioni, Delta Forcë dhe Policia Kufitare ka asgjësuar edhe 600 rrënjë të tjera në fshatin Poro.