Presidenti, Bujar Nishani duke folur në konferencën përmbyllëse të aktivitetit ?Lutja e Paqes? që po zhvillohet në Tiranë, tha se ?Shqipëria e ka ndërtuar paqen nga vëllazëria e feve?.<br /><br />Nishani nënvizoi se nuk është e rastësishme përzgjedhja e Shqipërisë për organzimin e kësaj konferencë mbarëkombëtare, shtoi se mesazhet e kësaj konference janë fjalor enciklopedik.<br /><br />?Kjo është një zgjedhje që na nderon ne. Ajo nuk është rastësore ndodh kështu sepse vendi ynë është një shembull frymëzues dhe ndoshta edhe unik ashtu siç shprehej i madhi Indro Mondaneli, se kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah. Organizimi i këtij dialogun në Tiranë dhe mesazhi që dalin prej tij janë një pasuri për ne dhe për të gjithë botën. Do ta konsideroja këtë prurje një fjalor enciklopedik?, tha presidenti.
