TIRANË - Ditën e hënë më 14 shtator, policia e kryeqytetit dhe Komisariati Rrugor kalojnë në gatishmëri, kjo për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Në një njoftim për mediat polica bënë me dije se veç shërbimeve normale, do të angazhohen dhe struktura të posaçme si ajo e krimit ndaj personit dhe krimeve të rënda për të parandaluar çdo ngjarje kriminale.

Për sa i përket qarkullimit rrugor kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve për bllokimin e qarkullimit në disa akseve të një kategorie automjetesh apo ndalim parkimi pranë objekteve arsimore përfshi shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë se ditën e hënë në terren do të jenë afro 800 efektivë policie përfshi këtu strukturat e 6 komisariateve, patrullën Shqiponja si dhe sektorët e Departamentit të Anti-drogës.

Të njëjtat burime sqaruan se përgjatë zhvillimit të mësimit, i cili në disa shkolla do të jetë me dy turne, sipas varësisë së 6 komisariateve në çdo shkollë do të jetë dhe efektivi i policisë për të siguruar rend dhe qetësi.