TIRANË - Aksioni i qeverisë kundër informalitetit në biznes ka nisur të jap frutet e para. Vetëm gjatë këtyre 10 ditëve janë lëshuar 50 përqind më shumë kupona tatimorë nga subjektet në të gjithë Shqipërinë, duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat.

Në një konferencë të gjatë për mediat, drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj bëri publike shifrat e arritura deri më tani nga aksioni. Ajo tha se janë 1440 subjekte të cilat janë gjobitur për shkelje të ndryshme, siç janë punonjësit e pasiguruar, mungesa e kasës fiskale, apo shitja e produkteve pa kuponin tatimor.

Nga 13,352 kontrolle që janë kryer në këto ditë shtatori, këto janë rezultatet e prezantuara nga drejtoresha e Tatimeve Shehaj:

1968 subjekte me shkelje (të lincencuar) por me punonjës të pasiguruar, pa kasa fiskale, mallra pa faturë kuponi tatimot
1440 subjekte kanë marrë gjobë
590 subjekteve u është konfiskuar malli pa faturë
186 subjekte pa regjistruar

Në 10 ditët e para të shtatorit, bizneset kanë lëshuar 50 % më shumë kuponët tatimorë. Kreu i Tatimeve tha se ka një rritje me 6.6 milionë dollarë të vlerës së tatueshme. ?Kjo është një shifër e mirë dhe në bazë të kësaj do shohim xhiron ditore dhe më pas përcaktimin e tatimeve për çdo biznes?, tha Shehaj.