Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Transportit dhe infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ndërsa ka inspektuar aksin Elbasan-Cërrik ?Banjë dhe Elbasan-Belsh kërkoi nga firmat kontraktore që punimet të jenë cilësore dhe të mbyllen brenda afatit.
Edmond Haxhinasto: Duke pasur prioritare edhe cilësinë e punimeve, por ka shumë më tepër për të bërë. Duhet bërë shumë më tepër, kompanitë që operojnë sot duhet të respektojnë afatet e kontratave, grafikun e punimeve që më pas Enti Publik të jetë korrekt me pagesat.
Në lotin 36 km të gjatë me një vlerë 3.5 mld lekë të reja janë punësuar rreth 400 banorë të zonës.
Edmond Haxhinasto: Puthuajse është arritur 10% e punimeve brenda një muaji. impakti i kësaj vepre nuk është vetëm rruga si arterie zhvillimi dhe ekonomie, por edhe angazhimi i popullsisë lokale. Mund të themi se në lotin e kësaj vepre janë angazhuar rreth 400 punonjës.
Punimet për rrugën Elbasan-Cërrik-Banjë dhe Elbasan-Belsh pritet të përfundojnë brenda 18 muajsh.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-punimet-ne-infrastrukture-haxhinasto-te-perfundojne-brenda-afatit/