488.938 nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor. Ka qenë vetë ministrja Lindita Nikolla e cila ka uruar të gjithë nxënësit në pragfillimin e vitit të ri shkollor , por edhe ka paralajmëruar reforma në sistemin arsimor.

?Ne po punojmë me tërë forcën e mendjes, por dhe dashurinë e zemrës për ndërtimin e shkollës që përgatit qytetarë për ?shoqërinë e dijes?, që ju përgatit ju për t?u përballur me sfidat e së ardhmes, si të barabartë me bashkëkohësit tuaj, në vendet më të përparuara. Viti i ri shkollor është një vit i veçantë, i cili përkon me zbatimin e një sërë reformash që kanë prekur sistemin tonë arsimor.?- tha Nikolla.

Nesër në orën 08:00 të mëngjesin 30 mijë nxënës do të provojnë për hërë të parë ndjesinë e shkollës pasi nisin klasën e parë.

Përkatësisht sipas të dhënave të ministrisë së arsimit ditën e nesërme do të nisin shkollë.

Tabela e nxënësve që nisin nesër shkollën
58 032 nxënës në arsimi parashkollor
319 066 në arsimin bazë
108.636 nxënës në arsimin e mesëm me kohë të plotë
3,204 nxënës në arsimin e mesëm me kohë të pjesshme

76 mijë nxënës të klasave të para dhe atyre të gjashta do të mësojnë këtë vit me tekste të reja shkollore të cilët futen në sistem për herë të parë.

Ndërkohë krahasuar me një vit më parë numri i nxënësve që nisin këtë vit të ri shkollor është më i lartë se ai i një viti më parë, ku faktor ndikues është edhe kthimi i emigrantëve.