Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?400 mijë shqiptarë jetojnë me të ardhurat e biznesit familjar, por biznesi i vogël jeton ditën e vetë më të keqe. I mbytur nga taksat, gjobat e padrejta dhe rënia e fuqisë blerëse, taksës së biznesit të vogël qeveria i shtoi edhe taksën e sheshtë 10% dhe TVSH 20%?.
Kështu i qante hallet e biznesit të vogël PS në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, kur po bënte përgatitjet e fundit për të ardhur në pushtet pas një qëndrimi 8 vjeçar në opozitë.
Kishte kaluar shume vite në opozite dhe duhej te riparonte gabimin e vitit 2009, kur u tregua e matur në premtime. Këtë here ishte ndryshe.
Rama: ?Ne do ta rilindim Shqipërinë, do të ulim taksat për 90% të shqiptarëve, do heqim taksën e biznesit të vogël, do të heqim taksën për ushqimet bazë, do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët, do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Me ne çdo familje që heton përmes biznesit të vogël do të rilindë, ky është zotimi ynë?.
Sot jemi dy vite pas premtimeve të Rilindjes socialiste që u angazhua për rilindje të biznesit të vogël. Sot taksa e biznesit të vogël nuk është hequr, TVSH e ushqimeve bazë nuk është hequr.
TVSH e energjisë nuk është ulur, madje çmimi për konsumatorët familjarë u rrit. Ndërkohë taksat për biznesin u rritën, duke u jusftifikuar me marrëveshjen e FMN-së dhe gropën e borxheve në buxhet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rilindje-dhe-kujtese-qeveria-perballe-premtimeve-per-biznesin-e-vogel/