Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qentë endacak shëtisin kudo nëpër rrugët e qytetit të Kukësit. Qëndrimi i tyre në afërsi të kontenierëve të mbeturinave rrezikon përhapjen e infeksioneve. Numri është i madh, pasi cdo ditë sillen nga fshatrat përreth, duke u braktisur në qytet.
Qytetarët e Kukësit kërkojnë ndërhyrje nga bashkia, pasi prania e qenve endacakë është rrezik potencial për fëmijët e të moshuarit.
?Duhen marrë masa me veterinerë për ti mjekuar dhe dezinfektuar që të mos përhapin sëmundje.?
?Këto mund të vijnë dhe nga fshatra të tjerë përreth Kukësit. Kukësi është bërë si qëndër e papastërtisë.?
Duke parë situatën e rënduar, specialistë të bashkisë Kukës kanë nisur aksionin për grumbullimin e qenve të braktisur dhe trajtimin e tyre.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qente-endacake-levizin-lirshem-neper-rruget-e-kukesit/