Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, raportoi ne Komisinin Parlamentar të Integrimit mbi masat e qeverirsë për të frenuar fluksin e azilkërkueve në vendet e BE-së. Autoritetet po nxisin arsimin profesional, me qëllim që qytetarët të gjejnë më lehtë treg pune kryesisht në Gjermani.
Ndërkohë, ndaj atyre që u është refuzuar azili, zyrat e punës do të kenë rol të rëndësishëm, duke i cilësuar si grupe prioritare në listën e punëkërkuesve. Zyrtarja e Ministrise se Mirqenies Sociale, vecoi ne ndihme të azilkërkuesve të kthyer edhe zyrat e emigracionit që do të bënin të mundur qartësimin e dëshirave për emigrim.
Por, për kryetaren demokrate të Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, masat e qeverisë janë të vonuara.
Çeshtja e azilkërkuesve është kthyer në një fenomen shqetëstues për qeverinë shqiptare dhe autoritetet e Brukselit pasi shqiptaret renditen të dytët pas sirianeve për nurmin e azilkërkuesve, duke prekur shifren 38 mijë në 8 muajt e parë te këtij viti, që kulmoi me 8 mijë vetem me muajin gusht.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/azilkerkuesit-qeveria-pakete-masash-per-te-kthyerit-prioritet-ne-zyrat-e-punesimit/