Mes këngësh, vallesh e shumë lumturie janë fëmijët të parët që kanë nisur të shijojnë këtë festë. Grupi i cirkut kombëtar i mbërritur në Pezë ka nisur të ndezë atmosferën për të pritur në orët e vona të mbrëmjes e deri të mërkurën qindra qytetarë vizitorë.

Ashtu sikundër edhe ishte premtuar më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj, festa do të ketë në qendër edhe promovimin e produkteve të zonës për tri ditë me radhë.

Fesata do të zgjasë deri ditën e mërkurë kur do të arrijë edhe kulmin e festimeve me një koncert muzikor, me numra cirku e me zjarre partizanësh në mbrëmje.

Për të gjithë qytetarët që duan ti bashkohen kësaj feste janë vënë në dispozicion autobusë të cilët nisen nga qendra e Tiranës çdo 30 minuta.