Komisioni i Posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin ka mbyllur punimet rreth orës 15:45, pa marrë një vendim sesi do të vijohet më tej. Kreu i komisionit, Oert Bylykbashi në përfundim të mbledhjes tha se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet konkretisht për propozimet që do t?i dërgohen Kuvendit në seancë plenare.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës nisur dhe nga paraqitja gjatë ditës së sotme të projektligjit të propozuar nga Këshilli i Ministave për Dekriminalizimin.

Taulant Balla tha se projektligji i propozuar nga Partia Demokratike bie në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecia dhe me ligjin ?Severino? dhe propozoi që të arrihet një draft i përbashkët duke punuar mbi propozimin e PD-së dhe Këshillit të Ministrave.

Deputeti socialiste nënvizoi se komisioni e ka ezauruar mandatin dhe tashmë është Kuvendit që duhet të shprehet në seancë plenare dhe më pas të miratohet varianti i duhur i ligjit.

Gjithashtu, Balla tha se komisioni nuk mund të shqyrtojë ndryshimeve kushtetuese, por kreu i komisionit Oert Bylykbashi tha se, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për këtë komision.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi tha se komisioni nuk mund të mbyllë punimet pa përgatitur një projektligj për dekriminalizimin, gjë për të cilën është ngritur.

Në këto kushte komisioni përveç diskutimeve procedurale nuk mori në shqyrtim asnjë propozim, por deputeti Spartak Braho komentoi edhe propozimin e demokrateve për sa i përket testit të drogës për zyrtarët e lartë.