TIRANË - Nëse jeni lodhur duke dëgjuar pafund Parlament website Shqiptarja.com ju sugjeron një anë tjetër të këtij debati. Jo të gjithë politikanët janë pa humor!

Veç fshikullimeve politike, ka edhe... fjalë të urta kuvendore...aq sa kundërshtarët politikë mund edhe ?t?i qajnë hallin? njëri-tjetrit.

Replikat, por edhe të qeshurat, mes kryeministrit Edi Rama, kreut të grupit parlamentar Edi Paloka dhe deputetit të PD-së Arben Ristani u ndezën pasi kreu i qeverisë risolli në vëmendje gjyqin mes tij dhe dy kolegëve demokrat të cilët e paditën për shpifje. Rama tha se Paloka është shpifës profesionistë dhe këtë e provoi edhe vendimi i gjykatës.

Por pavarësisht kësaj, Ramës i ka ardhur keq për një ?hallexhi?, sic ai quajti Palokën, i cili ushqehet në kurriz të broçkullave që partia e tij e porosit të thotë kundër qeverisë.

Edhe pse nuk i është përmendur emri, në debat ka ndërhyrë edhe deputeti Arben Ristani, por Rama tha se ?një shpifës profesionist? e di vetë se kur i duhet të flasë dhe çohet në këbë! Mes kundër-sulmeve mes palëve, Ristani ka gjetur më në fund guximin të thotë vargje të Çajupit nga ? Klubi i Selanikut?...te cilat tha se i kish menduar t'i "recitonte" sa here nxeheshin diskutimet ne parlament.