Kjo godinë në qytetin e Fushë-krujës deri vjet ka shërbyer si gjimnaz, ndërsa sot pavarsisht gjendjes së saj ajo funkionin si shkollë 9 -vjecare.

Janë rreth 600 nxënës të zhvillojnë mësim në këtë objekt, I cili prej kohësh nuk njeh asnjë investim.

Suvaja ka rënë, shumica e dritareve janë të thyera, dyert janë të rrënuara, ndërsa qershia mbi tortë janë pirgjet me plehra në oborrin e kësaj shkolle.

Ndonësë gjendja e këtij objekti dihej krerët e arsimit në Krujë nuk e vunë ujin në zjarr për të përmirësuar situatën.

Teksa drejtuesit e shkollës dhe të arsimit heshtin, nxënsit ndonjë mësues dhe prindërit nuk ngurrojnë të denoncojnë situatën.

E njëjta tablo paraqitet edhe në shkolla të tjera të rrethit të Krujës.