Spartak Ngjela bëhet pjesë e debatit për dekriminalizimin e politikës duke ndezur edhe më shumë përplasjet mbi përgjegjësit apo vullnetin e palëve për të realizuar këtë proces. Në një intervistë ai bën përgjegjës të dy palët politike në vend për pjesëmarrjen e personave të inkriminuar në Kuvend dhe funksionet e tjera të larta publike, qendrore apo vendore.

Sipas tij kjo situatë është pasojë e ndryshimit të sistemit mazhoritar. Ngjela beson se propozimet e te dy palëve nuk ofrojnë zgjidhje, dhe paralajmëron Ramën të bëjë kujdes me sjelljen ndaj ndërkombëtarëve pasi ata mund të zgjedhin partnerë të tjerë.

"Konkluzioni kryesor është që këta prishën ligjin maxhoritar, krijuan një ligj ku deputetët i zgjidhnin këta, të mbajnë përgjegjësi të dy tani dhe Rama dhe Saliu sepse ata e kanë krijuar këtë ligj. Ne kemi qenë kundër dhe futën njerëz të pakontrolluar fare si përfaqësues të popullit."- shprehet Spartak Ngjela.

Një gjellë që sipas avokat Spartak Ngjelës u gatua bashkarisht në 2008, ndaj ai beson se liderët e politikës do të mbajnë përgjegjësi për inkriminim e Parlamentit. Gjatë intervistës Spartak Ngjela thekson se ka mungesë vullneti për ta finalizuar këtë procesi pavarësisht se janë propozuar dy nisma, për të cilat ka vërejtjet konkrete.

Tani këta e kanë për arsye politike. S?duan shëndoshjen e shtetit s?u besoj fare. Të dy ligjet kanë mangësi duhet të bëjnë ndërrimin kushtetues që ata që kanë qenë të dënuar të mos kandidojnë. E kanë seriozisht këta që janë në pushtet, jo se kanë seriozisht. Pse e prishën ligjin mazhoritar, do të japin përgjegjësi ndonjëherë këta. Do vijë koha mos u mërzisni i humbën shqiptarëve të drejtën e betejës elektorale.

Spartak Ngjela beson në rolin e rëndësishëm që kanë ndërkombëtarët në këtë proces. Ai bën dhe një koment të fortë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është votuar për të qeverisur nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët.

?Besoj se me presionin e politikes perëndimore do të realizohet diçka, shenjat janë të mira. Politika amerikane bën politike me pushtetin, por nëse këta sillen si e ?ëma e Zeqos majë të Thanës? , ajo do duhet të gjejë partnerë."-tha Ngjela.