Surprise Me!

Lezhë, rruga e ndërtuar pa standarde, banoret në protestë

2015-09-22 2 Dailymotion

Investimi për rehabilitimin e bllokut 11.2 hektarë në lagjen "Besëlidhja" të Lezhës nuk po merr në konsideratë asnjë standard.

Këtë shqetësim e prezantojnë banorët e zonës, të cilët i referohen infrastrukturës rrugore hyrëse për në lagje.

Ata e konsiderojnë këtë mënyrë veprimi një skandal që ndodh në një prej lagjeve më të madha që ndodhet në rindërtimin e sipër.

Për banoret e këtij blloku banimit, rruga e ngushtuar për motive qe askush nuk i di do të jetë segmenti lidhës i lagjes se tyre me akset e tjera drejt qendrës.

Në nisje te këtyre investimeve infrastrukturore në Lezhë ishte deklaruar se standardi i përdorur do të ishte i një qyteti Europian, por një premtim i tillë mesa duket ka mbetur vetëm në letër.

Buy Now on CodeCanyon