Dosjet për 268 drejtorë shkollash në Qarkun e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës, do të dorëzohen në Prokurori për shpërdorim detyre.

Drejtori i arkivës së Vlorës, Auron Rrokaj shprehet se drejtuesit e këtyre kanë abuzuar me dokumentacionet duke falsikuar numrat e amzës, korrigjime të shumta abuzive dhe të tjerë nuk i kanë dorëzuar asnjëherë dokumentet e institucioneve që drejtojnë.

Rrokaj shprehet se disa prej këtyre drejtorëve janë ccuar për ndjekje penale dhe prokuroria po vijon hetimet. Sipas tij në total në Qarkun e Vlorës janë rreth 300 shkolla dhe nga këta vetëm 32 prej tyre kanë dokumentacion në arkivë.

Për qytetin e Sarandës dhe Delvinës nuk figurojnë dokumentet për asnjë shkollë dhe për këtë nga arkiva është kërkuar pranë ministrisë së arsimit shkarkime nga detyra.