Surprise Me!

Prokurori Antimafias së Leçes: Tregu i drogës në Shqipëri mjaft aktiv

2015-09-22 8 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Prokurorin e Antimafias së Leçes Cataldo Motta operacioni i djeshëm që përfundoi me arrestimin e 3 personave dhe sekuestrimin e 70 kg lëndë narkotike është tregues i qartë se tregu shqiptar i drogës është mjaft aktiv.
?Operacionet e ditës së sotme (21 shtator 20015) janë mjaft të rëndësishme e dëshmojnë qartë se si tregu shqiptar është ende mjaft aktiv. Guardia di Financa po punon shumë mirë dhe ne jemi shumë krenarë? është shprehur Motta gjatë konferencës për shtyp
Operacionet- 67 kg marijuanë , disa armë të tipit kallashnikov e 200 plumba, 3 kg heroinë e tre persona të arrestuar është bilanci i dy operacioneve të ekzekutuar dje nga policia italiane e rajonit të Pulias.
Në portin turistik të San Fokës, policia financiare italiane ka kryer gjatë mëngjesit të sotëm një operacion për kapjen e një gomone më në bord një person e që po udhëtonte drejt Italisë.
Nën sinjalizimin e rojes bregdetare policia finaciare ka mbërritur në brigjet e portit të San Fokës, vendi ku po drejtohej dhe ky mjet lundrimi.
Në gomone, italiani Giovanni Pacifiko 47 vjeç ka hedhur në det telefonin e tij celular sapo ka nuhatur praninë në port të forcave të policisë.
Në gomonen e tij u sekuestruan 60 kg marijuanë disa kallashnikov e 200 plumba. Dhe pse gomonia mbante flamurin grek, policia italiane dyshon se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.
Operacioni i dytë i mëngjesit të sotëm është kryer po nga policia financiare e rajonit të Pulias në komunën e Torre Chianca.
Gjatë ekzekutimit të tij janë arrestuar shqiptarët Hendri Kapllani, 28 vjec dhe Ervin Gerbaj, 34 vjec. Në banesën e tyre u gjetën 3 kg heroinë e pastër me një vlerë prej 15 mijë euro.
Sipas prokurorit Cataldo Motta, ?operacionet e ditës së sotme janë mjaft të rëndësishme e dëshmojnë qartë se si tregu shqiptar është ende mjaft aktiv.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokurori-antimafias-se-leces-tregu-i-droges-ne-shqiperi-mjaft-aktiv/

Buy Now on CodeCanyon