Shkolla e mesme profesionale në qytetin e Rubikut po shkon drejtë mbylljes. Për këtë vit shkollor nuk është lejua regjistrimi i nxënësve për vitin e parë në këtë shkollë.

Urdhri ka ardhur vetëm një javë para nisjes së vitit shkollor dhe kur në fakt numri i të regjistruarve kishte arritur në 60 nxënës.

Gjithçka i referohej mungesës së bazës prodhuese. Mbyllja e shkollës u ka hequr mundësinë shumë të rinjve në verilindje të vendit që të profilizohen.

Shkolla u bëri të gjithë promovimin e nevojshëm, por urdhri ishte i momenteve të fundit dhe ky veprim është konsideruar një absurditet nga drejtuesit e shkollës.

As vetë mësuesit nuk dinë të shpjegojnë motivet e pengimit të regjistrimeve për vitin e parë në këtë shkollë, pasi stafi pedagogjik është i kompletuar dhe kushtet janë maksimale.

Aktualisht shkolla e mesme industriale e Rubikut ka tre degë të ndryshme si mekanikë, hidroteknike dhe teknologji informacioni dhe komunikimi, ndërsa këtë vit është kryer edhe një investim mjaft i rëndësishëm në konviktin e saj duke e kthyer këtë ambient në kushte bashkëkohore.