Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr i përmasave të mëdha, ka rënë në katin e katërt të godinës së Turizmit të ri në Kukës pasditen e 23 shtatorit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era duke shkrumbuar ndërtesën.
Forcat e policisë dhe atë shërbimit zjarrfikës, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që ekspertët kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht, dyshohet se ka qenë një zjarr i qëllimshëm i ndezuar nga disa persona të papërgjegjshëm.
Godina e Turizmit të Ri e lënë prej vitesh në mëshirë të fatit, është shkatërruar tërësisht. E ndërtuar në vitin 1989, godina ka qenë nga më të frekuenturat e kohës, por që nga viti 2007 kur i kaloi bashkisë kukës në administrim, u la në harresë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/digjet-godina-e-turizmit-te-ri-ne-kukes-bashkia-e-la-ne-harrese/