Me rastin e festës së Ramazan Bajramit, krerë të lartë shtetërorë, partish dhe institucionesh dërguan mesazhe për tolerancë dhe begati, edhe pse shumë pak prej tyre morën mundimit të shkonin në selinë e BFI. Presidenti Gjeorge Ivanov në mesazh, uronte besimtarët që ta kalojnë festën në frymën e traditës së besimit dhe të mbushur me lumturi dhe gëzim.<br />"Duke uruar festën e madhe Ramazan Bajramit, festa e lutjes, madhërimit, dashurisë, humanizmit, durimit dhe përkushtimit, unë do të doja të theksojë kontributin e bashkësisë fetare islame në ndërtimin e bashkëpunimit mes të gjitha komuniteteve fetare në vend. Unë jam i bindur se aspirata jonë e përbashkët është një e ardhme me prosperitet dhe me mirëqenie e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, si dhe forcimin e respektit reciprok dhe bashkëjetesës, si vlera kyçe të shoqërisë sonë". Georgi Ivanov, President i RM-së<br />Zv/kryeministri Musa Xhaferi ishte ndër të paktët që vizituan BFI-në, duke dërguar prej atje mesazhe urimi për këtë festë të madhe myslimane.<br />"Me rastin e ditës së bajramit ne ishim për vizitë te kryetari i BFi-së që tia urojëm festën e fitër Bajramit dhe më këtë rast t'ju urojmë gjithë besimtarëve të fesë islame, gëzuar ditën e fitër bajramit dhe u dëshirojmë që të kalojnë në një harmoni dhe qetësi familjare duke qenë solidarë me njëri tjetrin. Gëzuar", deklaroi Musa Xhaferi, Zëvendës kryeministër.<br />Ndërkaq, prej mbrëmë, telegrame urimi kanë dërguar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski, ai i LSDM-së dhe krerët e partive shqiptare. Në urimet e tyre theksohet se tradita e kremtimit kanë qenë gjithmonë një rast për respekt të ndërsjellë dhe një kremtim të përbashkët të qytetarëve të vendit. Bojana Simonoviq