Të rinjtë nga mosha 18-28 vjeç duan punë, por nuk dinë të plotësojnë biografinë ose të ashtuquajturën SV-në, për aftësitë dhe përvojat e tyre. Për t'i fituar këto shkathtësi dhe praktikë më të madhe nw komunikimin e ndërsjellë, Ministria e ekonomisë në bashkëpunim me profesorët e fakulteteve do t'ua mësojnë studentëve shkathtësitë elementare dhe punët praktike të cilat duhet t'i dinë për të qenë një kuadër i kompletuar dhe të mund të kërkojnë punë në kompanitë e vendit ose ato të huaja. Të gjithë ata që dëshirojnë të përsosen dhe më lehtë të fitojnë vend pune, prej nesër mund të paraqiten në Ministrinë e ekonomisë dhe të bëhen pjesë e ekipit, i cili do t'iu mundësoj të marrin këto njohuri.

Përfaqësuesit e universiteteve përshëndetën këtë risi dhe pranuan se të rinjtë teorikisht mirë janë të përgatitur, por shumë vështirë atë teori mund ta zbatojnë në praktikë.

Edhe pse në vendin tonë ka shumë të papunë, shumica e tyre edhe pse nuk iu përshtaten nevojave të ndërmarrjeve që kërkojnë punëtor, ata megjithatë konkurrojnë për punësim.

"Ajo që vërejtëm ishte se shumë të rinj aplikojnë, dhe nuk dinë të aplikojnë. Shumica e tyre madje plotësojnë edhe kriteret, dhe disa prej tyre as që vijnë në intervistë", tha Darko Velkov- nga kompania vrabotuvanje.com.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Punësim, aktualisht në tregun e punës janë më shumë 82 mijë të papunë nga mosha 20-29 vjeç. Për edukimin e dobët të forcës punëtor kishim vërejtje edhe në Raportin e Komisioni Evropian për progresin e vendit. Verica Pavllovska