Surprise Me!

A1 Report - Shalsi per A1Report: Imami do të pasohet dhe me te tjere

2015-09-24 1 Dailymotion

TIRANE- Hapi i parë i qeverisë për të çuar në prokurori abuzimet e paraardhësve të tyre duke nisur me ish ministrin e Mbrojtjes Arben imami do të pasohet edhe me kallëzime të tjera.

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, personi që denoncoi në vitin 2012, të gjitha shkeljet e dikasterit të Mbrojtjes me spotet publicitare, thotë në një intervistë për A1 Report, se ky është vetëm fillimi.

"Transparenca e plotë mbi atë që ka ndodhur në atë ministry, por jo vetëm, është një përgjegjësi e jona dhe ne na takon që tashmë të materializojmë të gjitha denoncimet që i kemi bërë në të kaluarën; edhe historia e karburantit është një histori që deputetët e PS-së kanë ngritur gjatë fushatës.

Sigurisht, në prokurori do të shkojnë të gjithë ato akuza që do të kenë material të saktë

për këto do të qëndroni në kontak me qeverinë. Historia do të vazhdojë"

Deputeti i PS-së i cilëson si dëshpëruese të gjitha deklaratat e deritanshme të eksponentëve të PD-së përfshirë protagonistin kryesor, ish ministrin Arben Imami.

"Arrogant në qeverisje, fatkeqësisht arrogant edhe në opozitë sepse zoti Imami kishte mundësi në të kaluarën ka mundësi dhe tani të tregojë me fakte e shifra nëse qëndrojnë apo jo denoncimet tona. Fatkeqësisht opozita e sotme është katandisur në disa zëra që në fakt duhej të ishin llogaridhënës para shqiptarëve. Këto imazhe e fundosin PD-në- thotë Shalsi.

Sekretari i përgjitshëm i ministrisë së Mbrojtjes depozitoi në prokurori kallëzimin penal për ish ministrin imami, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tendera.

Në dosje u bashkangjitën vendimet e komisionit për dhënien e 1.2 milionë dollar për spote televizive një kompanie të dyshimtë sipas akuzës, fonde të cilat më pas në masën 70 përqind i kanë kaluar vetëm një grupi mediatik. Vetë imami, e ka quajtur hakmarrje politike kallëzimin e penal duke hedhur poshtë shkeljet për të cilat akuzohet.

Buy Now on CodeCanyon