Dita e dëshmorëve është festuar në disa qytete të vëndit, ndërsa edhe nje herë ka nxjerrë në pah ndarjen mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me këtë ditë, ku përfaqësuesit e së djathës nuk morën pjesë në homazhe.

Fier .
Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut Fier, drejtues vendore dhe qytetarë të shumtë kanë kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve. Teksa ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut, deputeti socialist, Gramoz Ruci, nuk kurseu komentet për mungesën e opozitës në këtë ceremoni.
Sinkron Gramoz Ruci.
Berat .
Në memorialin e varrezave të dëshmorëve në qarkun e Beratit këtë herë binte në sy një fotografi e madhe e ish- liderit komunist, Enver Hoxha. Politikanë, veterane dhe qytetarë të shumtë u përulën para memorialit të dëshmorëve në shenjë mirënjohjeje karshi veprës tyre.
Korce.
Homazhet në nderim të 5 majit janë zhvilluar si cdo vit në Korcë në varret e Dëshmorëve. Në ceremoninë përkujtimore moren pjesë deputetë të zonës , përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal dhe familjarë të dëshmorëve të rënë gjatë luftës, ndërsa u vu re edhe pjesmarrja e deputetes së partisë demokratike Elena Qirici.
Elbasan.
Dita e dëshmorëve është përkujtuar edhe në qytetin e Elbasanit, teksa ajnë kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit.
Kryefajlë e poltikanë Elbasanas në këtë ditë ishte respekti për veprën e dëshmorëve në shërbim të atdheut.

Durrës.

Qyteti bregdetar i Durrësit gjithashtu ka nderuar dëshmorët e tij të luftës nacional clirimtare në këtë ditë, teksa në varrezat e dëshmorëve si çdo vit janë kryer homazhe për të përkujtuar sakrificëne tyre për lirine e atdheut.

Shkoder .
Shkodra gjithashtu ka kujtuar 5 majin, ditën e dëshmorëvë teksa në varrezat e dëshmoreve janë mbajtur homazhe, ku të të pranishëm ishin poltikanë qëndrorë e vëndore.
Të pranishmit ndërsa vlerësuan vepren e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut, nuk kursyen kritikat karshi pushtetit vendor që drejtohet nga të djathtët për mungesës e kujdesit ndaj varreava të dëshmorëve.
Dita e dëshmorëve u kremtua gjithashtu në qytetet e Vlorës, Lushnjës, Lezhes, Gjirokastrës dhe Kukësit.