Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kisha e fshatit Shënkoll në Lezhë është thyer me dhunë dhe është vjedhur gjatë natës së 23 shtatorit, ndërsa lajmi është mësuar vetem sot në mëngjes.
Autori ka hyre brenda në kishë duke thyer xhamat e dyerve dhe dritarëve të sajë, ndërsa e ka dhunuar objektin e kultit duke dëmtuar dy ikona, thyer një statuje dhe mbajtëset e qirinjve.
Ngjarja është mësuar vetëm mëngjesin e datës 24 nga prifti që shërben në këtë kishe i cili ka njoftuar edhe policinë në lidhje me ngjarjen.
Kjo e fundit nuk e ka bërë prezente këtë ngjarje, e cila u konfirmua vetëm pas publikimit të sajë në media duke e faktuar edhe me foto.
Reino Salvatore prifti në kishën e Fshatit Shënkoll ka rrëfyer momentin kur ka hyrë në kishë si edhe dëmtimet që ka pësuar ajo gjatë grabitjes.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë marrë në pyetje shumë përsona, por pa mundur që të bien në gjurmet e autorëve të këtij akti barbar.
Ndërkohë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përmes një postimi në facebook shprehu indinjatën për dëmtimin e portës së restaruar të Kalasë së Lezhës.
?Dënoj aktin barbar dhe primitiv të dorës mjerane që dëmtoi mbrëmë natën portën e sapo restauruar te Kalase së Lezhës! Ndërtimet e viteve 1500 nuk hiqen nga historia ne vitin 2015 o trima te errësirës!? shkruan Kumbaro

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/brenda-nje-nate-thyhet-dhe-grabitet-kisha-ne-kala-demtohet-porta-e-restauruar/